Kush jemi ne
Zana Estetikë është një sallon bukurie me veprimtari prej mbi dy dekadash në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Tiranës, në zonën e ish-restorant Durrësit. Në këtë sallon ofrohen trajtime kozmetike dhe bukurie për gratë dhe vajzat për fytyrën, trupin, duart, këmbët. Ekipi i Zana Estetikë është i trajnuar dhe certifikuar për të përdorur teknikat dhe aparaturat më të fundit teknologjike në standardet e bukurisë e kozmetikës.
Misioni i këtij salloni është t’i ofrojë klienteve të tij shërbim profesional dhe rezultate të larta me shumë përkushtim e pasion nga ekipi i Zana Estetikë.
Themeluesja
Zana Demneri është themeluesja dhe drejtuesja e Zana Estetike. Me mbi 25 vite eksperiencë në fushën e kozmetikës Zana sjell trajtimet më të fundit të bukurisë për mirëmbajtjen dhe rijetësimin e lëkurës.
Zana është një ndër estetistet e para në vend që ka ushtruar teknikën e epilimit me rrymë, që njihet ndryshe si elektroliza. Elektroliza është një metodë e heqjes definitive të qimeve të çdo lloji: të zeza, kafe, të bardha, të verdha, të holla e të trasha. Kjo metodë është shumë e suksesshme dhe veçanërisht e preferuar në zonat e fytyrës, kraharorit (dekoltesë) dhe gjoksit.
Me pasion e përkushtim për punën dhe klientet e saj, Zana vazhdimisht merr pjesë në trajnime dhe panaire të fushës së kozmetikës. Ajo është e certifikuar për një gamë të gjerë trajtimesh dhe ka klientelë në Shqipëri, në vendet fqinje, por edhe Evropë dhe SHBA që e vizitojnë rregullisht.
Na kontakto
Nëse keni pyetje mbi trajtimet apo dëshironi të lini një orar, lutemi të kontaktoni direkt me sallonin nepërmjet numrit të mëposhtëm, ose të plotësoni kërkesën për informacion.
+355682221033
Oraret e punës:
E hënë 8:00 – 19:00
E martë 8:00 – 19:00
E mërkurë 8:00 – 19:00
E enjte 8:00 – 19:00
E premte 8:00 – 19:00
E shtunë 8:00 – 19:00
E diel - Pushim